Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Projekti EYE prezantoi gjetjet nga raporti mbi sistemin e gjurmimit të ofruesve jo-formal të trajnimit, në prezencën e 30 ofruesve jo formal të trajnimit

Projekti EYE prezantoi gjetjet nga raporti mbi sistemin e gjurmimit të ofruesve jo-formal të trajnimit, në prezencën e 30 ofruesve jo formal të trajnimit. 

Sot patëm kënaqësinë të organizojmë një prezantim të gjetjeve kryesore të të dhënave nga "Anketa mbi sistemin e gjurmimit të ofruesve të trajnimeve jo-formale në Kosovë". Qëllimi i këtij eventi ishte paraqitja e gjetjeve kryesore si dhe diskutimi me partnerët mbi rëndësinë e adaptimit të një sistemi të gjurmimit, dhe nevoja e investimeve në një sistem të tillë për të rritur cilësinë e trajnimeve pasiqë vetëm 45% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë sistem të gjurmimit. 

Pas gjetjeve, Visar Jasiqi prezantoi shembujt të përdorimit të një sistemi të tillë nga manuali i gjurmimit i zhvilluar nga projekti EYE. Për më tepër, partneri ynë Jungle (ofrues i trajnimeve) shfaqi sistemin e tyre të gjurmimit dhe dha shembuj të jashtëzakonshëm të ndikimit që ky sistem ka pasur në suksesin e tyre si një qendër e re trajnimi.

Në të ardhmen, EYE do të eksplorojë mundësitë e bashkëpunimit me ofruesit e trajnimit jo formal të interesuar në zhvillimin ose avancimin e një sistemi të gjurmimit në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë dhe rëndësinë e paketave të tyre të trajnimit.

Për më shumë detaje, shkarkoni raportin: https://bit.ly/3omu6QY

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë