Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Prezantimi i sistemit për menaxhimin e karrierës për këshilltarët e karrierës

Projekti EYE organizoi një prezantim mbi Sistemin e Menaxhimit të Karrierës (SMK) nga eksperti për Udhëzim në Karrierë nga portali MYCareer me bazë në Maqedoni. SMK është njëra prej paltformave më efektive në botë e përdorur nga studentët dhe të diplomuarit si referencë për këshilla për karrierë dhe mundësi punësimi.

Ky aktivitet është pjesë e nismës së projektit EYE për të avancuar Shërbimet për Udhëzime në Karrierë të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë, shkollat për AAP, dhe portalet e punës.

Përfaqësuesitë e universiteteve private në Kosovë e poashtu edhe portalet e punës shprehën interesimin e tyre për të zhvilluar një platformë të unifikuar e cila do të plotësohej bashkërisht dhe vazhdimisht për përfitimin e studentëve dhe punëkërkuesëve në të ardhmen. Në ndërkohë Qazim Tahiri nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” theksoi nevojën për të dizajnuar dhe zbatuar një SMK të vetëm për institucionin që ai përfaqëson për shkak të numrit të madh të studentëve të regjistruar në UP.

Procesi i krijimit të SMK-së nga institucionet arsimore e poashtu edhe nga ofruesitë e shërbimeve të punësimit në Kosovë do të vazhdojë të përkrahet nga projekti EYE.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë