Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Kërkesë për Propozime (KPP) Nr. 12/2018_EYE_Output 1.1

KPP Nr. 12/2018
Thirrje për propozim për zhvillimin e 15 (pesëmbëdhjetë) standardeve të profesionit


EYE është duke e mbështetur sektorin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me ofrimin e programeve shkollore/trajnuese që i përshtaten kërkesave të tregut të punës. Për të arritur këtë, gjatë zhvillimit të programeve shkollore/trajnuese duhet të krijohet një komunikim/konsultim i theksuar midis ekspertëve profesional nga sfera e punës dhe ofruesve të arsimit/trajnimit. Kjo do të sigurojë një përshtatje më të mirë të kërkesës me ofertën. Një prej mënyrave për realizimin e konsultimit është zhvillimi i standardeve të profesionit. Si rrjedhojë, EYE i bënë thirrje konsulentëve apo kompanive konsulente të interesuara që të aplikojnë për zhvillimin e 15 standardeve të profesionit. Të interesuarit mund të aplikojë për një grup të veçuar apo të trija grupet e standardeve të profesionit të paraqitura në vijim:


Grupi 1:

  • 7131 Punëtorët për ngjyrosje dhe punëtorët e ngjashëm
  • 7122 Shtruesit e dyshemesë dhe punëtorët për vendosjen e pllakave
  • 7111 Ndërtuesit e shtëpive
  • 7123 Suvatuesit
  • 7119 Punëtorët e kornizave të ndërtimit


Grupi 2:

  • 3432 Dizajnerët dhe dekoratorët e interierit
  • 7318 Punëtorët e zejes me tekstil, lëkurë dhe materiale të ngjashme
  • 7534 Prodhuesit e sfungjerëve dhe të ngjashëm
  • 3212 Teknikët e laboratorit mjekësor dhe patologjik
  • 3142 Teknikët e hortikulturës

Grupi 3:

  • 7127 Mekanikët për kondicioner dhe pajisje ftohëse
  • 3131 Punëtorët e impiantit për gjenerimin e energjisë
  • 3511 Teknikët e operimit me teknologjinë e informimit dhe komunikimit 
  • 4322 Nëpunësit për prodhim 
  • 3522 Teknikët e inxhinierisë së telekomunikimit

Ofertuesit e interesuar duhet t’i përmbushin këto kritere:

  • Përvojë të dëshmuar në sektorin e AAP;
  • Së paku 3 vite përvojë në zhvillimin e standardeve të profesionit në sektorin e AAP;

Dokumentacioni që duhet te dorëzohet:

  • Propozimi teknik
  • Personeli i propozuar
  • Oferta financiare

Ky është një njoftim publik për dhënie të kontratës dhe përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në kriteret e lartëpërmendura. Ju lutemi shkarkojeni formularin e TeR nga ueb-faqja e EYE (www.eye-kosovo.org) dhe dërgojeni dokumentacionin jo më vonë se 19.11.2016 në ora 16:00.


Personi kontaktues: znj. Elheme Xheladini
HELVETAS Swiss Intercooperation - Kosovo
Rr: Nazim Gafurri 33, P.O. Box 210000, Prishtinë


EYE ka të drejtë të mos ofrojë mbështetje, nëse vlerësimi dëshmon se projekti nuk i përmbushë kriteret dhe nuk kontribuon në arritjen e rezultateve të projektit.

Shkarkojeni thirrjen për aplikim dhe formularin e TeR këtu:

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë