2022-05-29 

Arsimi profesional: përgatitja e brezit të ri të kuzhinierëve kosovarë për pastiçeri dhe gatim!
Industria e pastiçerisë dhe gatimit është duke u zhvilluar me shpejtësi në Kosovë. Nevojitet vetëm një shëtitje e shkurtër në qendër të Prishtinës për t’u magjepsur nga pamjet e bukëpjekësve të të gjitha përmasave që në secilin kënd shërbejnë ëmbëlsira të shijshme dhe të këndshme. E kush nuk e do një kroasan të butë dhe me gjalpë në mëngjes?
Mirëpo, si qëndron puna me gatimin e tyre? Le të supozojmë se jeni një djalosh i ri i cili aspiron të bëhet kuzhinier i pastiçerisë; si do ta mësonit procesin e ndërlikuar të gatimit që i prodhon ato kroasanë të shijshëm, pa të cilët njerëzit nuk munden? Epo, deri vonë, mungesa e ofruesve të trajnimit në terren nënkuptonte që mundësitë për t’u trajnuar në sektorin e pastiçerisë dhe gatimit ishin të pamjaftueshme. Kjo ishte veçanërisht shqetësuese, pasi çdo vit, mijëra të rinj në Kosovë inkuadrohen në tregun e punës duke mos poseduar shkathtësi të duhura për punë.
Për bizneset kosovare fuqia e shkathtë punëtorë është jetike, mirëpo është e vështirë për t’u siguruar dhe e vështirë për t’u zhvilluar përmes trajnimeve në vendin e punës, posaçërisht për shkak të ngarkesës së kostove për punëdhënësit. Për neve, tek projekti EYE, është me rëndësi që shkathtësitë e të rinjve t’i përmbushin kërkesat e sektorëve të biznesit.
Korabi Innovation Center është një qendër trajnuese e re dhe bashkëkohore për trajnim në pastiçeri, e cila do t’u ofrojë qindra njerëzve pakon e veglave të teknikave të pastiçerisë/gatimit dhe do të ndikojë në mbarë tregun e industrisë së gatimit dhe pastiçerisë në Kosovë! Jemi vëçanërisht të ngazëllyer për këtë qendër, pasi që ajo do t’i plotësojë nevojat e grupit të ri të shënjestruar të të rinjve dhe punëdhënësve.
Secili program trajnues do të ofrohet në tre nivele: themelor, gjysëm i avancuar dhe niveli i avancuar. Prandaj, pavarësisht nëse jeni të ri apo të vjetër në artin e gatimit dhe pastiçerisë, kjo qendër bashkëkohore do të ofrojë diçka për gjithkë: prej kuzhiniereve dhe kuzhinierëve që punojnë me orar të shkurtuar të punës dhe të cilët ngadalë fillojnë të provojnë gjëra të reja, e deri tek ata që dëshirojnë të hyjnë më seriozisht në zanat dhe të vazhdojnë karrierën në këtë fushë, e ndoshta një ditë edhe të themelojnë biznesin e tyre!
Kjo qendër planifikon të rrisë fluksin e punëtorëve të kualifikuar në tregun e punës dhe të zhvillojë në mënyrë efektive shkathtësitë e të rinjve për t’u përshtatur më mirë me nevojat e bizneseve. I dëshirojmë shumë fat Korabi Innovation Center, teksa janë duke e përgatitur brezin e ri të kuzhinierëve kosovarë për pastiçeri dhe gatim!






