2022-05-29 

Projekti EYE prezanton raportin e vlerësimit të udhëzimit për karrierë në Kosovë
Raporti i zhvilluar nga Projekti EYE për “Trendët e Zhvillimit të Udhëzimit në Karrierë në Kosovë” është prezantuar zyrtarisht tek zyrtarët që përfaqësojnë qendrat e udhëzimit në karrierë (QUK) brenda ofruesve të arsimit të lartë në Kosovë.
Raporti ka vlerësuar kapacitetet e aktuale të QUK –ve të themeluara brenda Universiteteve dhe Kolegjeve që veprojnë në Kosovë dhe Shkollave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP). Në raport gjithashtu janë analizuar dhe paraqitur edhe korniza ligjore për udhëzim në karrierë, si dhe praktikat më të mira në rajon dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Përveç kësaj, janë prezantuar rekomandime specifike për të përmirësuar shërbimet e udhëzimit në karrierë në Kosovë dhe ofrimi i mundësive më të mira për zhvillim profesional të studentëve të ardhshëm që hyjnë në tregun e punës.
Shkarkoni publikimin për më tepër informata.






