2022-05-29 

MASHT për fuqizimin e shërbimeve për orientim dhë këshillim në karrierë
Të rinjtë marrin këshillime dhe orientim joadekuat në fazat e hershme të jetës së tyre profesionale – p.sh. kur bëjnë zgjedhjen e profesionit që u përshtatet. Si rezultat i kësaj kemi ofertë të tepërt të disa profileve të aftësive përderisa ato aftësi që kërkohen nga sektori privat mbesin të paofruara prandaj kjo situate veshtireson punesimin e të rinjëve ëe Kosovë.
Prandaj zhvillimi i shërbimeve për këshillim dhe orientim në karrierë në insitucionet e arsimit në Kosovë është bërë prioritet për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në kuadër të konceptit të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ofrimi i këtyre shërbimeve nga stafi profesional kërkon shkathtësi adekuate prandaj iniciativa më e re e MASHT-it është zhvillimi i profesionit dhe kualifikimit përkatës për këshilltar të karrierës.
Për ti percaktuar pritshmeritë e Kosovës për profesionin dhe kualifikimin e këshilltarit të karrierës, MASHT dhe EYE, organizuan një takim pune me 5 Nentor 2015 me ekspert lokal dhe ndërkombëtar të kësaj fushe.
Takimin e hapi Anila Statovci Demaj, Zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila foli për rëndësinë e zhvillimit dhe fuqizimit të shërbimeve për orientim dhe këshillim në karrierë në institucionet e arsimit në Kosovë ashtu që tu sigurojë të rejave dhe të rinjve qasje në më shumë mundësi punësimi dhe edukim në harmoni me nevojat e tregut të punës.
Njëkohësisht, është duke u bërë punë në vetëdijësimin e institucioneve të arsimit të lartë publik për çka është organizuar një tjetër tryezë për zhvillimin e shërbimeve për orientëm dhe këshillim në karriere, pjesë e agjendës së njejtë të MASHT me EYE.






