2022-05-29 

Partneriteti për zhvillimin e biznesit
24 Janar 2014 – Një aktivitet shumë i rëndësishem ka filluar sot përmes nënshkrimit të kontratës së partneritetit mes Projektit EYE dhe Rugove SHPK, kompanisë udhëheqëse në sektorin agrikultures dhe procesimit të ushqimit.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të rritet tutje prezenca e Rugove në tregun kosovar, si dhe rritja e shitjes së produkteve të ujit dhe djathit.
Pritet që përmes këtij intervenimi do të krijohen menjëhere vende të reja pune në nivelin e mesëm menaxherial brenda kompanisë Rugove.
Një firmë konsulente lokale do t’a menaxhoj implementimin e këtij projekti për planifikim strategjik që përfshinë hulumtimin dhe analizen e produkteve të Rugove, pozicionimin e saj në treg, planifkimin strategjik, operacional, dhe atë të marketingut, si dhe rritjen e çasjes ne mekanizmat e financimit të jashtëm. Si rezultat, pritet që përmes këtij projekti të rriten edhe investimet e përgjithshme në këtë sektor.
Rugove, është pajtuar që ti ndajë mësimet dhe rezultatet e dala nga ky projekt në forumet e ndryshme të biznesit të ndërmjetësuara nga Projekti EYE dhe partnerët e saj.






