Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Përdorimi i shërbimeve të bizneseve për rritje të kompanisë

Kalimin nga biznesi familjar në një korporatë të mirëfilltë që është e strukturuar dhe ka qeverisje të mirë dhe plan strategjik për zhvillim, bëhet vetëm përmes bashkëpunimit me kompanitë konsulente ashtu siç bëri Korporata “Rugove” që u shndërrua në një korporate të mirëfilltë me një rritje të dukshme si nga numri i punëtorëve ashtu edhe nga shitja.
Ky ishte mesazhi kryesor qe doli nga Dreka me Biznese qe u mbajt me datën 8 tetor 2015 në ambientet e Hotelit Emerald.
Me iniciativën e CEED Kosova u mblodhën në një drekë biznesore rreth 40 përfaqësues të bizneseve dhe firma konsulence që operojnë në tregun e Kosovës.
Njëkohësisht u mbajt një panel diskutimi jo formal.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte rrjetëzimin si urë-lidhëse për nxitjen e bashkëpunimeve në mes të bizneseve dhe shkëmbimin e eksperiencave për shfrytëzimin e shërbimeve për zhvillimin dhe rritjen e biznesit.
Ky projekt i CEED Kosova i mbështetur nga EYE (Enhancing Youth Employment projekt i mbështetur nga qeveria zvicerane dhe implementohet nga Helvetas Swiss Interoperation në bashkëpunim me MDA) është vazhdimësi e bashkëpunimeve të suksesshme të këtyre organizatave me qëllim të nxitjes së zhvillimit të sektorit privat në Kosovë.
Kreshnik Lleshi, Drejtor i CEED Kosova theksoi se përmes kësaj ngjarje synohet të vetëdijesohen bizneset, bashkëpunëtorë të tyre, për rëndësinë e angazhimit të firmave që ofrojnë shërbime specifike për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.
Pjesë e panelit ishte Visar Kelmendi, themelues dhe pronar i Korporatës “Rugove”.
Gjatë ndarjes së përvojës së tij me pjesëmarrësit, Kelmendi theksoi që nga viti 2006, kur ai themeloi kompaninë deri në vitin 2009, “Rugove” ishte biznes familjar dhe nuk kishte prodhim të strukturuar dhe shitje të planifikuar.
Në vitin 2009, Kelmendi identifikoi nevojën e ristrukturimit të kompanisë, duke bërë kalimin nga biznesi familjar në një korporatë të strukturuar me qeverisje dhe plan strategjik për zhvillim.
Gëzim Begolli, drejtor në IQ Link dhe Httpool Kosova tregoi për eksperiencën e tij dhe procesin e themelimit dhe rritjes së këtyre firmave.
Ai vuri në dukje përdorimin e kompanive të shërbimeve në eksperiencën e tij si udhëheqës i këtyre firmave. “Ekspertët e lëmive të ndryshme ndihmojnë kompaninë të evitoj gabimet dhe të mos harxhojë resurse dhe energji shtesë”, tha Begolli.
Nga ana tjetër si ekspert në një firmë konsulente ishte Lekë Musa, Partner në Baker Tilly International për Kosovë.
Musa ndau me pjesëmarrësit anën tjetër të medaljes, të qenurit konsulent në tregun e Kosovës, duke theksuar se esenca e konsulencës është rritja e efikasitetit të kryerjes së shërbimeve të caktuara.
Sipas tij “roli kyç i konsulentëve është identifikimi i problemeve në kompani, meqë ata nuk janë staf i brendshëm shohin nga një perspektivë tjetër, shohin më qartë ato që pronarët nuk e shohin”.
“Bizneset nuk duhet të kenë limite; ato duhet të elaborojnë dhe të eksplorojnë mundësi për zhvillim të mëtejshëm”, tha Musa.
Pas panelistëve, fjalën e kishin pjesëmarrësit me pyetjet e tyre për mundësitë e përdorimit të shërbimeve të biznesit.
Lleshi nga CEED Kosova mbylli takimin duke e konsideruar se nëse firmat për shërbime përdoren si duhet atëherë gjithmonë përfiton kompania.
Dreka e dytë biznesore, vazhdimësi e projektit CEED Kosova me mbështetjen e EYE, është në fund të muajit tetor 2015 dhe ka për qëllim elaborimin e temës “Tërheqja e investimeve me anë të shërbimeve profesionale”. /Telegrafi/ 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë