Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Inaugurohet Qendra për Karrierë në Pejë

Orientimi për karrierë është shumë i rëndësishëm për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) meqë kontribuon në përmirësimin e efikasitetit të sistemit të arsimit dhe ndërlidhjes së tij me tregun e punës. Nëse individët marrin vendime të menduara mirë lidhur me atë që duhet të mësojnë dhe që ndërlidhen me interesat, kapacitetet dhe aspiratat e tyre, investimet në sistemet e arsimit dhe aftësimit do të japin kthim më të lartë në investime.

Duke e kuptuar rëndësine e orientimit për karrierë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Komuna e Pejës ka përkrahur themelimin e Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë e cila do të ndihmojë rreth 1,400 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar kompetencat lidhur me karrierën e tyre në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara dhe të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore. 

Studentët e tanishëm, studentët e ardhshëm, nxënësit e diplomuar, të rriturit që braktisin shkollën, bizneset, prindërit, autoritetet lokale / kombëtare dhe komuniteti në përgjithësi do të përfitojnë nga kjo Qendër e Karrierës. Në veçanti, qendra e karrierës do të luajë një rol vendimtar në rritjen e regjistrimit të të rinjve në shkollat e AAP-së, do të përmirësoj vetedijesimin e prindërve dhe do të forcojë marrëdhëniet e sistemit të AAP-së me sektorin privat / tregun e punës.

Inaugurimi i Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme profesionale “Shaban Spahija” në Pejë është bërë me dt.13 shtator 2018. Nikoqir i kësaj ceremonie ishte kryetari i komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ndërsa të ftuar në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga MASHT, Zyra Zvicerane, partnerë lokal dhe ndërkombëtarë dhe mysafir të tjerë nga komunat partnere.

Qendra për Karrierë në shkollën “Shaban Spahija” në Pejë është themeluar si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të Komunës së Pejës, shkollës, bizneseve lokale, Solidar Suisse në Kosovë dhe projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përveq kësaj qendre për karrierë në Pejë, do të themelohen edhe tri qendra tjera në shkollën teknike "Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, në shkollën teknike "Nexhmedin Nixha" në Gjakovë dhe në shkollën e bujqësisë dhe teknologjisë "Zenel Hajdini" në Ferizaj.

Themelimi i këtyre qendrave për karrierë në Kaçanik, Gjakovë dhe Ferizaj është duke u mbështetur nga projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ipko Foundation.

Për më tepër rreth inaugurimit, gjeni linkun në vijim https://www.youtube.com/watch?v=z-CONZqu4eg

 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë