2022-05-29 

Hapet Qendra e re e Karrierës në Prizren që do të Ndihmojë qindra studentë të bëjnë zgjedhje të informuara Rreth Karrierës.
Sot përuruam një qendër të karrieres të re në qytetin e Prizrenit.
Kjo qendër e sapokrijuar e karrierës në shkollën profesionale ''11 Marsi" do të ndihmojë nxënësit t'i identifikojnë mundësitë e karrierës, të bëjnë zgjedhje të informuara mbi karrierën e tyre, dhe të fitojnë më shumë mundësi punësimi në tregun e punës. Qendra gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e regjistrimit dhe forcimin e marrëdhënieve midis kësaj shkolle dhe ofruesve të punës.
Qendra është themeluar si rezultat i një bashkë-investimi midis projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Përmirësimi i Punësimit të të Rinjve (EYE), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur.






