Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Krijimi i komunitetit online të biznesit

17  Janar, 2014 – Projekti EYE e ka filluar vitin e ri me një marrëveshje me  ACA-Audit and Consulting Associates për bashkë-financim në zhvillimin e  portalit Dygur.com.

Komuniteti  virtual i biznesit Dygur.com do të jetë funksional dhe i pasuruar me informata  të shumta biznesore deri në fund të sezonës pranverore 2014, si rezultat i  iniciativës së ACA-së dhe përkushtimit të projektit EYE për të mbështetur  zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij komuniteti.

Kjo  platforme virtuale do të përdoret për përafrimin e kërkesave të sektorit privat  me ato të ofruesve të shërbimeve për biznese, dhe si target ka bizneset e reja,  ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe korporatat e mëdha që nuk kanë  çasje në shërbime biznesore të përballueshme për to.

Më  saktësisht, Dygur.com do të ofroj shërbime si prezenca mediale, shërbime  kontabiliteti, zhvillimin e planeve të biznesit, marketingut, dhe shërbimeve  online përmes një numri të konsulentëve të cilët do të përzgjedhen në  bashkëpunim me Shoqatën e Konsulentëve të Biznesit në Kosovë.

Përveç  krijimit të vendeve të reja të punës dhe një rrjeti prej tridhjetë konsulentëve  regjional që do të angazhohen,  platforma Dygur.com do t’i targetojë 10,000  biznese aktive që do t’i shfrytëzojnë shërbimet e këtij portali deri në fund të  vitit 2015.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë