Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Ndërmjetësimi për punësim

Rezultati 2 trajton ndërmjetësimin joefikas (nga aspekti i kostove, kohës dhe rrjeteve që janë të domosdoshme për të gjetur punë) dhe joefektiv (nga aspekti i mospërputhjes ndërmjet shkathtësive që ofrohen nga kandidatët dhe shkathtësive që u duhen punëdhënësve) të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës. Rezultati 2 përpiqet të orientojë ofertën e fuqisë punëtore dhe shkathtësitë e tyre të përvetësuara tek nënsektorët dhe profesionet përkatëse, ku kërkesa për një vend të përshtatshëm pune është më e lartë.

Në kuadër të fushëveprimit të ndërmjetësimit për punësim EYE përqendrohet tek:

  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të orientimit për karrierë dhe disponueshmërisë së shërbimeve në më shumë shkolla të AAP-së dhe më shumë komuna. 

 

EYE do të punojë në mbështetjen e qendrave ekzistuese për karrierë në 9 shkolla të AAP-së përmes zhvillimit të shërbimeve të reja, zgjerimit të qendrave për karrierë nëpër komunat tjera, sigurimit të ofrimit të qëndrueshëm të trajnimit për këshilltarët e karrierës dhe zhvillimit të shërbimeve për karrierë në zyrat e shërbimeve publike për punësim.   

Për ta arritur këtë objektiv, EYE planifikon të bashkëpunojë me: MASH, AAAPARr, Qendrën e Kompetencës në Prizren, komunat, Asociacionin e Komunave, shkollat e AAP-së, Fondacionin Kosovar për Zhvillim të Karrierës, zyrat e APRK-së/SHPP-së dhe sektorin privat.

  • Mbështetja e shërbimeve për integrimin e tregut të punës dhe platformave/rrjeteve të informacionit.  


Qëllimi është të rritet shfrytëzimi i platformave të punësimit dhe shërbimeve publike për punësim nga punëdhënësit dhe punëkërkuesit. EYE bashkëpunon me ofruesit privat të shërbimeve të ndërmjetësimit për punësim (portalet në internet, agjencitë e punësimit, agjencitë për gjetjen e talenteve, agjencitë që ofrojnë punëtorë të përkohshëm), organizatat që ofrojnë shërbime të shënjestruara të ndërmjetësimit për femrat dhe pjesëtarët e pakicave, si dhe me Shërbimet Publike për Punësim (SHPP) në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës .

EYE nuk aplikon shpallje të thirrjeve publike, megjithatë, nëse keni ndonjë ide inovative që përputhet me objektivat e EYE, ju lutemi shkarkojeni koncept-formularin dhe formularin e buxhetit, që është hapi i parë për dërgimin e propozimit tuaj. 

Veprimtaria

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë