2022-05-30 

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Zyres Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale
Përkrahja formale për implementimin e projektit EYE në mes qeverisë Kosovare dhe Zvicerane u nënshkrua më 15 shkurt 2013, në mes të z. Nenad Rashiq , Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe z. Christoph Lang, Zëvendës Drejtor në Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë në emër të Qeverisë Zvicerane.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministri kishte një deklaratë të shkurtër në lidhje me rëndësinë e këtij projekti për të zbutur papunësinë e të rinjve në Kosovë. Përfaqësuesit e SCO-K gjithashtu prezantuan shkurtimisht mbështetjen e qeverisë Zvicerane për të zbutur papunësinë në Kosovë. Ceremonia e nënshkrimit u mbulua nga gazetarë të mediave elektronike dhe të shkruara që veprojnë në Kosovë.






