2022-05-30 

Prezantimi i Swiss Marketing and Development Association
Sot, z. Valon Asani, një ndër themeluesit e Shoqata Zvicerane për Marketing dhe Zhvillim ka bërë një prezantim të shkëlqyeshëm informativ para ndërmarrësve entuziast nga Kosova që duan të eksportojnë shërbimet në fushën e marketingut, teknologjisë informative, monitorim të mediave, kontabilitetit në tregjet gjermano-folës dhe më gjerë.
Pritet që pas këtij takimi, një numër i konsiderueshëm i kompanive lokale nga Kosova të bëhen pjesë e Shoqatës dhe të angazhohen që të ofrojnë shërbime kualitative dhe si rezultat të krijojnë mundësi të reja punësimi për talentët e ri në Kosovë. Kompanitë që mund të ofrojnë shërbime do të përzgjedhen nga Shoqata në bazë të kualitetit të shërbimit, përvojës dhe mundësisë së kompanive për të bashkëpunuar me të tjerat.
Shoqata Zvicerane për Marketing dhe Zhvillim është e themeluar nga katër kompani partnere në Zvicër: MIK Agency, KOSFON, ShowConnection dhe Rolers.






