2022-05-30 

Njihuni me Vigan Iberdemaj, një nga Inxhinierët e Parë të ‘Solar Photovoltaics (PV)’ të Kosovës!
Kërcënimi nga ndryshimi i klimës dhe ndotjes së ajrit në botë nuk ka qenë kurrë kaq më i madh. Kalimi në energji të pastër dhe të ripërtëritshme është një nga veprimet më domethënëse që mund të ndërmarrim për të zvogëluar gjurmën tonë të karbonit dhe ndikimin në mjedis.
Në Kosovë, një i ri shembullor në fushën e Energjisë së Ripërtëritshme është Vigan Iberdemaj. Si inxhinier i Energjisë së Rinovueshme, ky 23-vjeçar punon për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të pastra dhe krijon makineri me efikasitet energjetik.
Që nga java e kaluar, Vigani i përket grupit të parë të inxhinierëve të çertifikuar në Kosovë për projektimin dhe instalimin e ‘Solar Photovoltaics (PV)’, një teknologji që konverton rrezet e diellit në energji elektrike. Ky çertifikim u bë i mundur nga një bashkëpunim midis EYE, projektit USAID Empower Private Sector dhe KIMERK, KIMERK, Kllasteri i Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës.
"Kam studiuar sistemet e energjisë së rinovueshme në Universitetin e Prishtinës, dhe dëshira ime ishte që të vazhdoj karrierën time në sektorin e energjisë diellore," thotë Vigani. "Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për shfrytëzimin e energjisë diellore pasi është në një pozitë të mirë gjeografike, me shumë ditë me diell dhe rrezatim të lartë diellor."
Vigani thotë se ka pasur një rritje të dukshme në projektet Solar PV në Kosovë në vitet e kaluara, të cilat kanë potencialin të sjellin përfitime ekonomike për vendin ndërsa ruajnë mjedisin.
"Energjia e ripërtritëshme është e ardhmja e energjisë dhe shpresoj se si inxhinier në këtë fushë, do të jap kontributin tim maksimal për t'u larguar nga burimet tradicionale të dëmshme të energjisë dhe të përqendrohemi në burime alternative," tha Vigani.
Certifikimi I Viganit në Solar PV, certifikim ky të cilin EYE është krenar që e ka bërë të mundur, do t'i japë atij qasje në tregjet e reja dhe do ta bëjë atë konkurrues si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht!






