2022-05-30 

Kërkesë për Propozime (KPP) Nr. 12/2018_EYE_Output 1.1
KPP Nr. 12/2018
Thirrje për propozim për zhvillimin e 15 (pesëmbëdhjetë) standardeve të profesionit
EYE është duke e mbështetur sektorin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me ofrimin e programeve shkollore/trajnuese që i përshtaten kërkesave të tregut të punës. Për të arritur këtë, gjatë zhvillimit të programeve shkollore/trajnuese duhet të krijohet një komunikim/konsultim i theksuar midis ekspertëve profesional nga sfera e punës dhe ofruesve të arsimit/trajnimit. Kjo do të sigurojë një përshtatje më të mirë të kërkesës me ofertën. Një prej mënyrave për realizimin e konsultimit është zhvillimi i standardeve të profesionit. Si rrjedhojë, EYE i bënë thirrje konsulentëve apo kompanive konsulente të interesuara që të aplikojnë për zhvillimin e 15 standardeve të profesionit. Të interesuarit mund të aplikojë për një grup të veçuar apo të trija grupet e standardeve të profesionit të paraqitura në vijim:
Grupi 1:
- 7131 Punëtorët për ngjyrosje dhe punëtorët e ngjashëm
- 7122 Shtruesit e dyshemesë dhe punëtorët për vendosjen e pllakave
- 7111 Ndërtuesit e shtëpive
- 7123 Suvatuesit
- 7119 Punëtorët e kornizave të ndërtimit
Grupi 2:
- 3432 Dizajnerët dhe dekoratorët e interierit
- 7318 Punëtorët e zejes me tekstil, lëkurë dhe materiale të ngjashme
- 7534 Prodhuesit e sfungjerëve dhe të ngjashëm
- 3212 Teknikët e laboratorit mjekësor dhe patologjik
- 3142 Teknikët e hortikulturës
Grupi 3:
- 7127 Mekanikët për kondicioner dhe pajisje ftohëse
- 3131 Punëtorët e impiantit për gjenerimin e energjisë
- 3511 Teknikët e operimit me teknologjinë e informimit dhe komunikimit
- 4322 Nëpunësit për prodhim
- 3522 Teknikët e inxhinierisë së telekomunikimit
Ofertuesit e interesuar duhet t’i përmbushin këto kritere:
- Përvojë të dëshmuar në sektorin e AAP;
- Së paku 3 vite përvojë në zhvillimin e standardeve të profesionit në sektorin e AAP;
Dokumentacioni që duhet te dorëzohet:
- Propozimi teknik
- Personeli i propozuar
- Oferta financiare
Ky është një njoftim publik për dhënie të kontratës dhe përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në kriteret e lartëpërmendura. Ju lutemi shkarkojeni formularin e TeR nga ueb-faqja e EYE (www.eye-kosovo.org) dhe dërgojeni dokumentacionin jo më vonë se 19.11.2016 në ora 16:00.
Personi kontaktues: znj. Elheme Xheladini
HELVETAS Swiss Intercooperation - Kosovo
Rr: Nazim Gafurri 33, P.O. Box 210000, Prishtinë
EYE ka të drejtë të mos ofrojë mbështetje, nëse vlerësimi dëshmon se projekti nuk i përmbushë kriteret dhe nuk kontribuon në arritjen e rezultateve të projektit.






