2022-05-30 

Fillimi zyrtar i projektit EYE
Me 25 Mars, 2013 është mbajtur hapja zyrtare e projektit EYE në Sheshin 21 në Prishtinë. Në këtë ngjarje kanë qenë prezent përfaqësues të shumtë të institucioneve publike, kompanive private, përfaqësues të organizatave donatore dhe ofruesit e trajnimeve.
Mysafirë të nderit në këtë ngjarje kanë qenë: shkëlqesia e saj znj. Krystyna Marty, ambasadore e Zvicrës në Kosovë, znj. Mimoza Kusari – Lila, zëvendës kryeministre, z. Nenad Rašić, Ministër i Punës dhe Mirëqënjes Sociale,dhe z. Christoph Lang, zëvendës shef i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim.
Kjo ngjarje shënon fillimin e implementimit të projektit katërvjeçar i cili synon rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë në Kosovë.
Ngjarja është organizuar nga partnerët implementues të projektit, HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë dhe Management and Development Associates.
Implementimi i projektit EYE ka filluar në Janar 2013 pas gjashtë muaj fazë përgaditore.






