2022-05-30 

Projekti EYE organizoi trajnimin “Analizimi i mungesës së shkathtësive në sektor”
Një grup prej 15 individëve nga sektori privat, institucionet publike dhe institucionet arsimore në Kosovë u trajnuan se si të bëjnë analizimin e mungesës së shkathtësive në një sektor të caktuar. Trajnimi intenziv pesë ditor u mbajt nga eksperti gjerman, Z. Wolfgang Schlegel, konsulent me përvojë të gjatë në zhvillimin e shkathtësive. Në këtë trajnim, gjithashtu morën pjesë një grup i konsulentëve lokal me përvojë në këtë fushë. Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë për metodologjitë e analizave të mungesës së shkathtësive në vendet anëtare të BE-së, rolin e institucioneve publike në mbledhjen e të dhënave dhe mënyrat se si këto të dhëna përdorën nga vendimmarrësit. Pas trajnimit, konsulentët lokal do të bëjnë analizimin e mungesës së shkathtësive për dy sektorë në Kosovë: atë të bujqësisë dhe shëndetësisë.






