2022-05-30 

Krijimi i komunitetit online të biznesit
17 Janar, 2014 – Projekti EYE e ka filluar vitin e ri me një marrëveshje me ACA-Audit and Consulting Associates për bashkë-financim në zhvillimin e portalit Dygur.com.
Komuniteti virtual i biznesit Dygur.com do të jetë funksional dhe i pasuruar me informata të shumta biznesore deri në fund të sezonës pranverore 2014, si rezultat i iniciativës së ACA-së dhe përkushtimit të projektit EYE për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij komuniteti.
Kjo platforme virtuale do të përdoret për përafrimin e kërkesave të sektorit privat me ato të ofruesve të shërbimeve për biznese, dhe si target ka bizneset e reja, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe korporatat e mëdha që nuk kanë çasje në shërbime biznesore të përballueshme për to.
Më saktësisht, Dygur.com do të ofroj shërbime si prezenca mediale, shërbime kontabiliteti, zhvillimin e planeve të biznesit, marketingut, dhe shërbimeve online përmes një numri të konsulentëve të cilët do të përzgjedhen në bashkëpunim me Shoqatën e Konsulentëve të Biznesit në Kosovë.
Përveç krijimit të vendeve të reja të punës dhe një rrjeti prej tridhjetë konsulentëve regjional që do të angazhohen, platforma Dygur.com do t’i targetojë 10,000 biznese aktive që do t’i shfrytëzojnë shërbimet e këtij portali deri në fund të vitit 2015.






