Menu

Search

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Kërkesë Për Propozime (KPP) No. 10/2018_EYE_Output 1.2

EYE është duke bashkëpunuar me departamentin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për të zhvilluar pakot trajnuese për dy kualifikime: rrobaqepës dhe automekanik, që do t’i mundësonte QAP-ve një ofrim me cilësor të shërbimeve trajnuese të rreth 527 të papunësuarve në vit. Këto dy kualifikime janë në harmoni me zhvillimin e standardeve profesionale dhe në bazë të dinamikës së kërkesave për trajnime dhe të dhënave nga analiza e tregut, është konstatuar se ka kërkesa për kuadro nga këto kualifikime si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm te punës. Zhvillimi i kurrikulës dhe pakos trajnuese do të hapte rrugën drejt mundësisë për të aplikuar për aprovimin e këtyre kualifikimeve tek Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). Mbështetja do të sigurohet nëpërmjet kontraktimit të një kompanie të specializuar dhe me përvojë e cila do të përkrah grupet punuese të APRK-së që të zhvillojnë kurrikulën në bazë të standardeve profesionale dhe dokumenteve tjera të pakos trajnuese (planprogrami i trajnimit, dokumentet e materialeve trajnuese, instrumentet e vlerësimit sipas moduleve dhe ato të vlerësimit përmbledhës – testet teorike dhe lista e kontrollit trajnues për këto katër kualifikime).

Dokumentet që duhet të zhvillohen përbëhen nga katër pjesë:
I. Korniza e kurrikulës
II. Planprogramet trajnuese
III. Pakot trajnuese (materialet trajnuese), dhe
IV. Instrumentet e vlerësimit

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

  • Curriculum Vitae (CV)
  • Tri letra referencash
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit
  • Numri fiskal
  • Propozimi financiar (buxheti maksimal i vënë në dispozicion për implementimin e detyrave të përcaktuara nga TeR është 17,000.00 euro pa përfshirë TVSH-në)
  • Afati kohor i aktiviteteve
  • Metodologjia (shikoni listën e plotë të dokumenteve në Termat e Referencës).

Ky është një tender konkurrues dhe përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve të sipërpërmendura. Ju lutemi që ta shkarkoni formularin TeR në faqen e internetit të EYE (www.eye-kosovo.org) dhe t’i dërgoni dokumentet përkatëse jo më vonë se data 
27.07. 2018, ora 16:00. 
Personi kontaktues.: Znj. Elheme Xheladini;
HELVETAS Swiss Intercooperation – Kosovë; Str: Nazim Gafurri 33,
P.O. Kutia 2
10000, Prishtinë
EYE rezervon të drejtën të mos ofrojë ndonjë mbështetje nëse vlerësimi përcakton se projekti nuk i plotëson kriteret dhe nuk kontribuon në arritjen e rezultateve të projektit.

EYE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementohet nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation dhe MDA.

EYE takes a systems approach to problem understanding and an adaptive approach to management.

see more

Latest VET Campaign in Kosovo


see more

Read the Latest Publications of
EYE Project

see more

We would like to meet you in person or via the contact form

see more