Trajnimi i suksesshëm përmbyllet me ceremoni të ndarjes së certifikatave
2 tetor 2013

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave që u mbajt sot në Dragash, 32 grave pjesëmarrëse nga rajoni i Gorës dhe Dragashit iu ndanë certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit për parukiere (frizere). Trajnimi që filloi në muajin qershor dhe përfundoi më 30 shtator u mundësua nga Projekti S4RE. Për ta lehtësuar procesin, pjesëmarrëset u ndanë fillimisht në tre grupe trajnimi, ndërsa trajnimet u mbajtën në Krushevë dhe Dragash në hapësirat e identifikuara dhe të siguruara nga vetë komuniteti. Njërin grup e përbënin gratë nga fshati Krushevë, rajoni i Gorës, derisa dy grupet e tjera përbëheshin prej grave nga Dragashi. Gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave, të gjitha pjesëmarrëset shprehën kënaqësinë për trajnimin e siguruar dhe njëkohësisht shprehën bindjen se shkathtësitë e reja të fituara do t’ju ndihmojnë në hapjen e bizneseve të tyre të parukerisë ose do t’ua lehtësojnë punësimin.
481