Trajnimet specifike sjellin shpresë dhe punësim në mesin e të trajnuarve
14 Tetor 2013

Më 29 shtator, S4RE organizoi në Dragash një ceremoni të ndarjes së certifikatave duke shënuar kështu përfundimin me sukses të trajnimin për instalime elektrike. Trajnimi për instalime elektrike u zhvillua në 36 sesione, pas së cilave dymbëdhjetë pjesëmarrësve nga fshati Kuk iu ndanë certifikatat për përfundim të suksesshëm. Tre nga pjesëmarrësit e shpërblyer me certifikatë tashmë kanë dëshmuar se i posedojnë shkathtësitë e nevojshme duke i instaluar sistemet elektrike në shtëpitë e tyre. Njëri prej pjesëmarrësve të trajnuar ka migruar në Itali në kërkim të mundësisë për punësim si instalues elektrik i kualifikuar.

Photo 1