Takim për ndërgjegjësimin e të rinjve në Kamenicë
23 Mars 2013
Projekti S4RE zhvilloi një takim ndërgjegjësimi me të rinjtë në Kamenicë . Mbi njëzet të rinjtë iu përgjigjen pozitivisht ftesës për të marrë pjesë të Shtunën, 23 Mars 2013. Facilitatorët e të mësuarit në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Komunës së Kamenicë organizuan takimin në ambientet e komunës, ku metodologjia e të mësuarit në grup për të përvetësuar aftësitë u prezantua tërësisht. Të rinjtë të cilët shprehën entuziazmin e tyre janë të kënaqur për të përdorur këtë mundësi, dhe kontribuan me idetë e tyre të shkëlqyera.


