Njohuritë për bylmetin janë tejet të vlefshme për profesionistët të cilët punojnë në menaxhimin e përditshëm të fermave të bylmetit. Puna në fermën e bylmetit kërkon njohuri të hollësishme të përditësuara të të gjitha aspekteve të prodhimtarisë së qumështit, në veçanti lidhur me rëndësinë e qumështit të lopës. Humbja e shumës më të madhe të parave për shkak të mastitisit (gjëndra qumështore) vie nga rënia e sasisë dhe cilësisë së qumështit. Në rritjen e çmimit ndikon gjithashtu edhe trajtimi dhe sasia e qumështit që mënjanohet me këtë rast. Duke mbrojtur lopën dhe qumështin nga sëmundjet inflamatore të gjirit si që është mastitisi, fermerët mund të kursejnë 250 deri 300 euro për vit, për aq sa kushton mbrojtja. Për këtë qëllim, projekti APR ka angazhuar një person në dispozicion i cili në bashkëpunim me pikën grumbulluese (pika grumbulluese ABI) organizoi një sesion trajnues për sëmundjet e lopëve. Kjo ngjarje u zhvillua më 30 Maj në Bresanë-Blaq/Dragash. U mblodhën së bashku 37 fermerë në këtë aktivitet për ngritjen e kapaciteteve, i cili do tu mundësojë atyre që, me zbatimin e metodologjive të reja, ta ngrisin sasinë dhe cilësinë në veprimtarinë e tyre.


