Përzgjedhja e ofruesve të shërbimeve në komunat e synuara
18 Mars 2013
Projti APR ka identifikuar nga një ofrues të shërbimeve në katër komunat e përzgjedhura Kamenicë, Novobërdë, Shtërpcë dhe Dragash, të cilët do t’iu mundësojnë fermerëve për të marrë këshilla në nivel lokal, se si të përgatitet dhe dorëzohet një propozim projekti i mundshëm për financim tek institucionet përkatëse dhe agjencitë donatore. Ofruesit e shërbimeve janë takuar së bashku gjatë një aktiviteti të ndërtimit të kapaciteteve të organizuar nga projekti. Një ditë trajnimi është mbajtur në Prishtinë për të avancuar aftësitë dhe njohuritë e ofruesve të shërbimeve në hartimin e projekteve.