Takimi me të Rinjtë dhe Nënkryetarin i Komunës së Kaçanikut
13 Korrik 2017

Së bashku me Këshillin Qendror të Veprimit Rinor, projekti APR vizitoi Kaçanikun dhe u takua me të Rinj dhe Zëvendës Kryetarin të Komunës së Kaçanikut z. Remzi Elezi. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më i mirë i të rinjve në lidhje me aktivitetet e projektit APR dhe gatishmëria e projektit për t’i ndihmuar dhe mbështetur ato me trajnime në fushat që ata dëshironin, gjë që do të çonte në fitimin e aftësive dhe punësueshmërinë.