Shfleto menyne
Projekti DEMOS synon të ndërtojë demokracinë lokale duke i inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procese komunale.
Këtë e bëjmë duke sponsorizuar organizata të shoqërisë civile për të inkurajuar qytetarët në dy fusha kyçe:
Ne i japim theks të veçantë përfshirjes së sektorëve të popullsisë që janë potencialisht të margjinalizuar nga proceset zyrtare, si: gratë, të rinjtë, qytetarët nga komunitetet pakicë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në të njëjtën kohë, punojmë me zyrtarë të zgjedhur komunal dhe me nëpunës civilë për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë shërbimet komunale më të hapura dhe më tërheqëse. Kjo mund të arrihet përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, përmes diskutimit të ideve të reja ose përmes ofrimit të mentorimit trajnues sipas kërkesës.
