Shfleto menyne

Dhënia e Granteve

Çdo vit krijohet një fond i Granteve të Performancës me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorëve të projektit DEMOS.

Bazuar në performancën e vitit 2020, 14 komunave u janë ndarë grante në vlerë prej 7.9 milionë euro. Këto grante kanë financuar 56 projekte të veçanta në 14 komuna.

Bazuar në performancën e vitit 2021, 6 komunave u janë ndarë grante në vlerë prej 7.8 milionë euro. Këto grante kanë financuar 30 projekte të veçanta.

Përmes granteve, komunat kanë ndërtuar rrugë, kanë përmirësuar menaxhimin dhe drenazhimin e ujit, kanë instaluar trotuare dhe ndriçim, kanë ndërtuar parqe publike dhe hapësira rekreative, kanë mbështetur bujqësinë dhe kanë prezantuar masa për efiçencë të energjisë.

Vlerësimet e performancës dhe ndarja e granteve do të vazhdojnë çdo vit.

What is DEMOS?

What is DEMOS?

Çka është DEMOS?

Çfarë është DEMOS?