Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Helvetas/DEMOS kanë hapur thirrjen publike për mbështetje financiare të organizatave të shoqërisë civile për realizimin e auditimit social në 12 komuna lidhur me zbatimin e projekteve të financuara nga Granti i Performancës Komunale.
MAPL nëpërmes rezultateve të kësaj thirrje synon të arrij përmbushjen e objektivit të katërt të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale “ Forcimi i partneritetve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve për të krijuar një qytetari aktive gjithëpërfshirëse dhe kohezive”. Po ashtu, përmes kësaj thirrje synohet të rritet transparenca dhe llogaridhënia në nivel lokal dhe të promovohet një platformë e dialogut publik.
Vlera e planifikuar për këtë thirrje është 130,000.00 €. Kjo vlerë bashkë financohet në mënyrë të barabartë nga MAPL dhe Helvetas Kosovë/projekti DEMOS, respektivisht me kontributin prej 65,000.00 € nga secila palë.
Të gjitha detajet për aplikim mund të gjinden në https://mapl.rks-gov.net/shpallje…/thirrje-per-propozime/