Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me organizatën Helvetas/projektin DEMOS ftojnë OJQ-të që të aplikojnë në thirrjen publike për mbështetje financiare për realizimin e Auditimit Social në nivel lokal. Të gjitha detajet rreth aplikimit mund t’i gjeni në: https://mapl.rks-gov.net/shpalljet/
Kjo thirrje publike për projekt-propozimet e organizatave të shoqërisë civile ka për qëllim realizimin e Auditimit Social në nivel lokal të Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e projekteve te financuara nga Granti i Performancës Komunale. Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal dhe Helvetas u bëjnë thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile të regjistruara në Republikën e Kosovës, misioni i të cilave është i fokusuar në fushën e qeverisjes lokale, që të aplikojnë me projekt propozime për mbështetje financiare me qëllim të realizimit të Auditimit Social në nivel lokal.
Njëkohësisht, përmes kësaj thirrje synohet të identifikohen OJQ-të lehtësuese dhe mbështetëse për procesin e ndërgjegjësimit dhe ngritjes së kapaciteteve, për të ndihmuar dhe ofruar mbështetje në fillimin dhe vazhdimin e raundit të ri të Auditimeve Sociale deri në përfundimin e këtij procesi dhe aktiviteteve të tij.
Projekti DEMOS bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, ndërsa zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.