Shfleto menyne

ÇFARË ËSHTË DEMOS?

Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) mbështet 38 komuna të Republikës së Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale më demokratike dhe menaxhimit më të mirë komunal. Projekti DEMOS gjithashtu mbështet Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financim të bazuar në rregulla për komunat.

 

Projekti DEMOS aktualisht është në fazën e tretë (2022-2025) duke u mbështetur në sukseset e arritura që nga fillimi i projektit në vitin 2014. Projekti bashkëfinanohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë.

homepage ilustration

Si punojmë

Projekti DEMOS mbështet të gjitha komunat në Kosovë për të bërë ndryshime sistemike që promovojnë qeverisje të mirë dhe ofrim më të mirë të shërbimeve që çojnë në ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve.

Ndërhyrja kryesore është prezantimi i Granteve të Performancës.

Sa më e mirë të jetë performanca, aq më i lartë është granti.

Sistemi i granteve tani menaxhohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e projektit DEMOS, dhe bazohet në Sistemin Kombëtar të Menaxhimit të Performancës (SMP) për komunat.

Përveç kësaj, projekti DEMOS i ofron asistencë teknike stafit komunal duke i fuqizuar ata për të dhënë rezultate më të mira dhe gjithashtu mbështet qeverinë qendrore në zhvillimin e politikave për një kornizë më të favorshme për qeverisje të decentralizuar.

Granti total
0

Numri i projekteve të financuara

0 +

Numri i qytetarëve që kanë përfituar

0 +

Si kemi arritur deri këtu

Demos I:

Historia & të arriturat

Projekti DEMOS I është financuar nga SDC (Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe është zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation nga viti 2014 -2017.

Faza e parë e projektit prezantoi një skemë granti të bazuar në performancë për 17 komuna, e cila dëshmoi se stimulon përmirësimin e performancës komunale

Demos II:

Historia & të arriturat

Projekti DEMOS II u mbështet në sukseset e dëshmuara në fazën paraprake. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) vendosi të bashkëfinancojë skemën e granteve për komunat në fazën e dytë (2018-2021) të projektit.

Skema u zgjerua në të 38 komunat dhe pjesërisht shërbeu si mjet për koordinim të mbështetjes së donatorëve për komunat.

Përveç SDC-së, Ambasada Suedeze dhe ajo Norvegjeze në Kosovë vendosen për bashkëfinancim të projektit DEMOS.

DEMOS III:

Rezultatet e dëshiruara deri në vitin 2025 janë:

 Granti i Performancës Komunale i besueshëm, efektiv dhe i institucionalizuar.

 Tranzicioni për zbatim të plotë nga MAPL i përfunduar.

 Mbikëqyrja lokale nga organet përkatëse komunale e përmirësuar, dhe mekanizmat e angazhimit të qytetarëve të funksionalizuar duke përfshirë gjithnjë e më shumë shoqërinë civile dhe grupet e margjinalizuara në vendimmarrjen komunale;

 Korniza e politikave dhe ajo ligjore më të favorshme për qeverisjen e decentralizuar lokale dhe për financim të bazuar në rregulla për komunat

Partnerët
+ 0

Partnerët tanë

Projekti DEMOS i kushton rëndësi të konsiderueshme partneritetit të saj me institucionet kryesore për të përforcuar ndikimin dhe jetëgjatësinë e ndërhyrjeve tona. Partnerët tanë përfshijnë:
  • 38 komuna të Kosovës
  • Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),
  • Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK),
  • Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MPFT),
  • Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Për më tepër, Projekti DEMOS kultivon një kornizë solide koordinimi me projekte të tjera të zbatuara nga agjenci vendase dhe ndërkombëtare, donatorë dypalësh, si dhe OJQ ndërkombëtare dhe vendase. Duke kultivuar këto marrëdhënie bashkëpunuese, përpiqemi të rrisim efektivitetin kolektiv dhe të promovojmë sinergji ndërmjet palëve të interesit në Kosovë.

What is DEMOS?

What is DEMOS?

Çka është DEMOS?

Çfarë është DEMOS?