Vizita Studimore në Arilje
29 Maj, 2015
Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) në bashkëpunim me Business Support Center Shtërpce (BSC) ka organizuar një vizite studimore në zonën e Çaçakut dhe Arilje me 26 dhe 27 Maj 2015. 49 pjesëmarrës nga fusha e kultivimit të mjedrës, dredhëzës, boronicës, përfaqësues të shoqatave, zyrtarë nga komuna e Kamenicës, Dragashit, Shterpcës dhe Novobërdos kishin mundësi të shkëmbejnë përvojat me partnerët e tyre në fushën e kultivimit dhe grumbullimit të frutave të imëta.



