Më 24 tetor, në ceremoninë e ndarjes së certifikatave që u mbajt në Dragash, 36 fermerëve iu ndanë certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit për blegtori dhe qumësht. Grupi i pjesëmarrësve, kryesisht furnizues të pikës grumbulluese ABI nga fshatrat Bresane, Blaq dhe Zaplluzhe të Opojës, përfituan nga 18 sesionet e trajnimit nga ekspertë të angazhuar nga APR. Gjatë trajnimit, është realizuar punë teorike dhe praktike. Trajnimi që kishte për qëllim përmirësimin e kapaciteteve tekniko-profesionale në këtë fushë është dëshmuar i suksesshëm. Këtë e konfirmon edhe pronari i pikës grumbulluese në Bresanë. “Cilësia e qumështit është përmirësuar dukshëm e njëkohësisht edhe sasia e qumështit është rritur në mënyrë të konsiderueshme” tha ai.


