Trajnim për përgatitje të biznes planeve, projekt propozimeve dhe krijim të fondeve, Kamenicë
24 Mars 2014
Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), ka filluar trajnimin me grupin e fermerëve nga fshati Busavatë/Kamenicë, në përpilimin e biznes planeve, projekt propozimeve dhe krijimit të fondeve. Trajnimi do të përbëhet nga 6 sesione dhe do ti ndihmon 13 fermerëve në ngritjen e njohurive në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim në institucionet relevante financiare dhe donatorët e ndryshëm. Në fund të trajnimit, fermerët do të nxjerrin një biznes plan i cili do të shërbej për aplikim në grantet e ofruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.



