Të rinjtë e kualifikuar hyjnë në tregun e punës
14 Tetor 2013
Grupi i përbërë prej gjashtëmbëdhjetë pjesëmarrësve, përfundoi me sukses trajnimin për instalim të ngrohjes qendrore dhe u pajisen me certifikatë. Pas përfundimit të 42 sesioneve të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësve iu dha mundësia e kryerjes së punës praktike në kompaninë private “Termomont” në Prizren. Një prej pjesëmarrësve në trajnim u punësua si punëtor teknik për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes qendrore në shkollën fillore në Bresane, Dragash. Gjashtë prej gjashtëmbëdhjetë pjesëmarrësve aplikuan për grant përmes fondit për mundësi. Kjo iniciativë do t’i angazhojë gjashtë pjesëmarrës në aktivitete të gjenerimit të të hyrave. Pjesëmarrësit e tjerë angazhohen kohë pas kohe, kurdo që t’u jepet mundësia.


