Shpallje – Konsulent Lokal
9 Tetor 2013

Konsulent Lokal për vlerësimin e performancës së Personave Burimor të angazhuar nga Projekti

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) është duke kërkuar aplikacione për Konsulent Lokal. Konsulenti do të ketë një angazhim me kohë të caktuar dhe ofrohet për individët ose kompanitë të cilat i përmbushin kriteret e kualifikimit si në vijim:

  • Të paktën 3 vite përvojë profesionale në lëmin e vlerësimit të performancës së shërbimit këshillimor dhe personave burimor;
  • Të ketë njohuri rreth sistemit të shërbimit këshillimor/personave burimor;
  • Të ketë aftësi të punojë me të tjerët dhe në mënyrë të pavarur me këshilltarët/personat burimor dhe zyrtarët e projektit për grumbullimin e informacioneve të kërkuar;
  • Të ketë aftësi për të udhëzuar si dhe të kontribuoj në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të shërbimit këshillimor dhe personave burimor;
  • Ai/ajo duhet të posedojë aftësi në të folur dhe në të shkruar të Gjuhës Shqipe, Serbe dhe Angleze;
  • Aftësi të dëshmuar në përfundimin e aktiviteteve në afat;
  • Të ketë leje të vlefshme të vozitjes.

Shënim: Lloji i kontratës dhe kohëzgjatja:

Kjo pozitë ofrohet për një afat të caktuar kohor, kontrata do të jetë e vlefshme fillimisht për pesë ditë pune.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e plotë në Gjuhën Angleze (kompanitë- certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe numrin fiskal), Ofertën dhe 3 referenca deri në datën 16.10.2013 në e-mail adresën në vijim:

flutura.vidishiqi@helvetas.org

Informacione shtesë mund të merren duke kontaktuar këtë e-mail adresë