Panairi dhe Dita e Diasporës – Komuna e Kamenicës
22 Korrik, 2016

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) ka ndihmuar në organizimin e panairit tregtar të prodhimeve lokale në komunën e Kamenicës. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Kamenicës ka marrë udhëheqjen e organizimit të ngjarjes ku prodhuesit lokal, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do t’i ekspozojnë produktet e tyre, do t’i shkëmbejnë përvojat me prodhuesit tjerë dhe do të mësojnë praktika të mira, si dhe do të komunikojnë me konsumatorët dhe do të krijojnë lidhje të reja në treg. Kjo ngjarje dy ditore, përkatësisht nga data 21 – 22 korrik, do të koordinohet me ditën e diasporës që shënohet më 22 korrik. Këtë vit, në ditën e diasporës, përveç aktiviteteve zbavitëse do të kërkohet nga komuniteti afarist i diasporës që të investojë në Kamenicë. Për më tepër, prodhuesit lokal do të kenë mundësi të takohen me komunitetin afarist nga diaspora dhe të lidhen me tregje jashtë vendit.

1 2 3 4 5  67