Prodhimi i mjedrës mёse i pёrshtatshёm për ferma nё zonat rurale
17 Dhjetor 2013

Duke iu përmbajtur qëllimit parësor të pёrmirёsimit të gjendjes ekonomike dhe uljes së papunёsisё nё mesin e të rinjve, e bindur nё faktin që mjedrat mund të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për kёtё kategori të shoqёrisё , APR organizoi trajnimin për kultivim të mjedrës nё zonën e Dragashit. Trajnimin që pёrbёhej nga 14 sesione trajnuese e ndoqën 16 të rinj. Pas përfundimit të ciklit të plotë të trajnimit, 5 të rinj vendosën që bashkërisht të fillojnë të merren me kultivim të mjedrës. Toka me sipërfaqe prej 25 ari nё fshatin Blaç ёshtё siguruar për shfrytëzim nga ana e liderit të grupit. Fidanet dhe sistemi i ujitjes janë siguruar nga APR, ndërsa investimet e tjera janë bёrё nga vet grupi. Ndonëse kanë afat të shkurtër jete dhe sezonё të shkutёr të marketingut, kërkesa për mjedër ёshtё zakonisht e madhe dhe me të mund të sigurohen fitime të larta. Si rezultat i kësaj, fermerët dhe familjet e tyre do të pёrfitojnё nga ky projekt.
Photo