Përgatitja e të rinjëve për të ardhme më të mirë
14 Tetor 2013
Në përputhje me njërën prej tre strategjive të saj të intervenimit, gjegjësisht atë të zhvillimit të kapaciteteve të të rinjëve të papunësuar, S4RE është duke iu siguruar trajnim dymbëdhjetë të rinjëve nga Kamenica, të cilët janë të interesuar të punojnë në të ardhmen në fushën e hotelierisë apo si kamarier. Pjesëmarrësit i ndjekin sesionet e trajnimit deri në tre herë brenda javës dhe atyre u ofrohet mundësia t’i ushtrojnë shkathtësitë e fituara rishtazi në hapësirat e Restorant “Jehona”. Trajnimi ka filluar më 13 shtator dhe ofrohet pa pagesë.


