Njëzet (20) gra u trajnuan lidhur me fillimin e biznesit të grumbullimin dhe përpunimin e Produkteve Dytësore Pyjore (PDP)
12 Qershor 2013

Produktet dytësore pyjore përfshijnë të gjitha produktet, përkatësisht gjithë bimësinë  që është e  përhapur në ambientin agro pyjor, e të cilat   kanë vlerë komerciale. Organizata joqeveritare e grave (shoqata multietnike IKEBANA)  nga Shtërpca, kohë më parë ka bërë një investim për blerjen e makinave ( tharëse, makinë për paketim, dhe mulli-grirëse) me të cilat gratë do ta fillojnë biznesin, do të krijojnë të ardhura dhe do të hapin mundësi për punësim. 20 gra, anëtare të kësaj shoqate, për here të parë po ballafaqohen me këto makina-pajisje dhe me këtë biznes. Për këtë arsye, ato kërkuan nga S4RE, tu ndihmojnë me një trajnim. Personi në dispozicion u angazhua që të ofrohet trajnimi treditor (nga 3-5 qershor) në Firaj/Shtërpce me temat kryesore që kanë të bëjnë me biznesin e tyre si: si bëhet grumbillimi i Produktet Dytësore Pyjore (PDP) të ndryshme, përdorimi i makinave-pajisjeve, qëndrueshmërinë e grumbullimit, përpunimin dhe paketimin e produkteve. Të gjitha sesionet e trajnimit janë realizuar në klasa  dhe pjesërisht me punë praktike duke punuar me makina dhe duke grumbulloar-mbledhur produkte në mënyrë të drejpërdrejtë në pyll.

Photo-130530