Dhjete të rinjtë te papunësuar nga fshati Hogosht- Kamenicë iu bashkuan trajnimit për pularin dhe prodhimit të vezëve, i organizuar nga Projekti APR. Gjatë këtij trajnimi të rinjtë përvetësuan njohuritë e nevojshme mbi pularinë. Të entuziazmuar dhe gëzuar për të hapur fermën e tyre, pesë të rinj kanë vazhduar trajnimin në planin e biznesit dhe kërkuan mbështetje nga APR. APR-ja miratoi kërkesën e tyre dhe kontribuoj me 960 pula dhe 570 kafaze. Në mënyrë që të përmbushin kriteret e APR- së për mbështetje dhe kontribut financiar për zbatimin, grupi mori një kredi, bënë rehabilitimin e objektit, blenë gjëra të tjera të nevojshme dhe e bënë funksionale fermën.
Nisma e të Rinjve përmbushi qëllimin më 12 Nëntor 2013 me hapjen e fermës së pulave me emrin “Veza e Artë”.


