Ngjarja e parë e rrjetëzimit e Projektit APR
29 Nëntor 2013

Në ngjarjen e parë të rrjetëzimit, projekti APR i mblodhi të gjithë akterët relevantë për të diskutuar dhe për t’i prezantuar të arriturat e Programit gjatë vitit 2013. Ngjarja shërbeu për ta forcuar lidhjen mes akterëve dhe për t’i njohur si të arriturat ashtu edhe kontributin e hisedarëve të përfshirë. 40 pjesëmarrësit në ngjarje shkëmbyen përvojat e tyre dhe patën mundësinë t’i dëgjojnë prezantimet nga z. Luan Hoti, Menaxher i Projektit, z. Gemb Shehu, trajner, si dhe znj. Jadranka Vasic, trajnere. Pas një përshkrimi të strukturës dhe objektivave të Programit, z. Hoti prezantoi para audiencës punën dhe arritjet e Programit për vitin 2013 duke qenë gjithëpërfshirës në prezantimin e tij. Ai foli për aspekte të projekteve dhe përmendi konkretisht angazhimin e 9 lehtësuesve/ndihmësve në terren, trajnimin e 200 të rinjve në fusha të ndryshme, ku 80% prej tyre ishin femra dhe 25% nga komunitet minoritare, bashkëfinancimin e 7 planeve për fillim të biznesit, trajnimin e afërsisht 500 fermerëve përfitues në sektorët me potencial, përkrahjen e 16 fermerëve në përgatitjen e projekt-propozimeve për aplikim të dorëzuara në institucionet përkrahëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, etj. Ai e përmbylli fjalën e tij duke iu dëshiruar të gjithë pjesëmarrësve bashkëpunim të frytshëm dhe suksese në të ardhmen.
Folësi i radhës, z. Shehu foli për përfshirjen e tij në projekt si trajner. Pas një përshkrim të shkurtër të historikut të punës profesionale, ai foli për aspektin e TI-së së projektit ku ishte i përfshirë. “Ne kemi trajnuar një grup prej 18 të rinjve entuziastë nga Novobërda në fushën e teknologjisë Informative, më saktë në rrjetet kompjuterike. Jo vetëm që fituan njohuri të reja, por trajnimi ua rriti vetëbesimin. Pa dyshim, kjo do t’ju shërbejë që t’i vënë në praktikë njohuritë e tyre në kohë afatgjate dhe do të sigurojë punësim të qëndrueshëm, si dhe do t’i mësojë që të jenë konkurrues në tregun e vogël ku do të punojnë. Si rezultat i trajnimit të siguruar nga APR, të rinjtë e Novobërdës tani do të marrin përsipër detyrën që të sigurojnë shërbime të internetit dhe teknologjisë informative për qytetin e tyre”, tha ai.
Folësja e tretë, znj. Vasic gjithashtu informoi audiencën për përfshirjen e saj në projekt dhe aktivitetet e ndërmarra në trajnimin e 14 femrave të rejave në biznesin e pastiçerisë. Ajo e lëvdoi punën e trajnerit të siguruar nga APR dhe ofroi hollësi lidhur me numrin e përfituesve, vendin e mbajtjes së trajnimit, etj. “Si rezultat i trajnimit, 4 femra të reja janë punësuar në pastiçerinë time. Tani, pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit dhe pasi jemi trajnuar edhe vetë, mund të themi që jemi në gjendje të ofrojmë trajnim për të tjerët. Projekti e arriti qëllimin. Ai siguroi punësim dhe qëndrueshmëri për rininë,” tha ajo.
Në fund të ngjarjes, në atmosferë të këndshme, u ndanë 30 certifikata të mirënjohjes për pjesëmarrësit.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të inkurajuar nga arritjet dhe shprehën interesimin e tyre për ta ndjekur kursin e aktiviteteve të caktuara. Ngjarja përfundoi me notë pozitive se e ardhmja e zhvillimit rural është e ndritur dhe se, ashtu siç provohet nga arritjet e shënuara, sjellë ndikim pozitiv.
[nggallery id=9]