Nga të mësuarit në krijim të biznesit
8 Nëntor 2013

Më 29 tetor, pas trajnimit të suksesshëm dhe zotimit për të ndjekur më tej bletarinë si biznes të tyre të ardhshëm, 6 të rinj nga fshati Krilevë, komuna e Kamenicës morën grant për bletari. Granti është implementuar nga projekti APR pas përfundimit të gjashtë sesioneve të trajnimit që fillimisht u ishte ofruar 11 pjesëmarrësve të moshës së re. Prej tyre, 6 përfitues të rinj, të cilët i bashkuan forcat për të formuar një grup, ndoqën trajnimin për hartimin e planeve të biznesit dhe rrjedhimisht dorëzuan planin e tyre pranë APR duke kërkuar përkrahje. Si përgjigje në kërkesën e tyre për mbështetje, APR iu siguroi atyre njëzet koshere bletësh, ndërsa grupi kontribuoi duke siguruar lokacionin, pajisjet dhe gjërat e tjera të nevojshme për prodhim të mjaltës. Bletët e siguruara janë gati për dimër dhe do të prodhojnë mjaltë në pranverë, kur grupi i përfituesve do të nisë me produktet e tyre të para.
Photo