Mjedra, mundësi e shkëlqyeshme për punësim dhe të ardhura
5 Nëntor 2013

Në një nismë të përbashkët, Projekti APR dhe Qendra për Grumbullim dhe Përpunim “Hit Flores” në Dragash kanë identifikuar 20 individë nga zonat rurale të cilëve do të ju ofrohet mbështetje në ngritjen e pemishteve për kultivim të mjedrës. Pemishtet do të ngriten në hapësirë prej 0.1 hektarë secila dhe do të bashkëfinancohen nga tri palë. Hit Flores do të furnizojë secilin fermer me nga 850 fidane duke marrë pjesë me 35% të shumës totale të këtij projekti, fermerët me 35% dhe APR me 30% për të blerë sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, etj. APR dhe Hit Flores gjithashtu do t’i mbështesin fermerët duke angazhuar trajnerë me përvojë për të siguruar përparim të susksesshëm. Për shkak të rritjes së kërkesës së tregut për mjedra të freskëta, kultivimi i këtij fruti ofron mundësi të mirë për fermerët që të gjenerojnë të ardhura. Për më tepër, meqë 20 të rinj pritet të angazhohen nga fermerët përfitues, kjo gjithashtu premton të jetë mundësi shumë e mirë për krijimin e vendeve të punës.

Photo