Kërkesë për shprehjen e interesit
15 Maj 2013

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) Kosovë,fton të gjithë personat/kompanitë, të shprehin interesin e tyre, në ofrimin e trajnimeve të cekura në vijim:
•Instalues elektrik
•Instalues i ngrohjes qëndrore
•Kuzhinë – ëmbëlsira
•Bletari
•Drunjë dekorativ
•Estetikë (Parukeri, Manikyr dhe Pedikyr)
•Rrobaqepëse
•Prodhimi i qeseve të letrës
•Fermë të pulave
•Teknologji informative
•Web-designer
•Barmen
•Kultivues të luleve në serra dhe ambient të hapur
•Hotelieri
•Bimët e malit (të kultivuara dhe natyrale)
•Manaferrë, Mjedër,Dredhëz, Boronicë, Mollë, Kumbull
•Qumësht dhe Blegtori
•Tekstil dhe Zejtari
•IT dhe Financa
•Turizëm
•Pregatitje të Biznes Planeve dhe Propozim Projekteve.

Trajnimet duhet të ofrohen në komunën e Kamenicës, Novobërdës, Dragashit dhe Shtërpces.

Informata shtesë mund të merren në e-mail adresën e cekur më poshtë, cdo ditë pune, prej orës 09: 00 deri në orën 17:00.

Dokumentacioni duhet të përfshijë ofertën që siguron informata për koston e 1 ditë trajnimi, 2 deri në 5 ditë trajnimi, 6 deri në 10 ditë trajnimi dhe 10 deri në 20 ditë trajnimi si dhe kopjet e dokumenteve shtesë (kopja e certifikatës së biznesit dhe numrit fiskal, CV-të dhe Referencat).
Të gjitha këto dokumente duhet të dorrëzohen në formë të shkruar në adresën e mëposhtme (personalisht ose me e-mail) deri më datë 21.05.2013, ora 14:00:

Project S4RE Kosovo
Rr. Nazim Gafurri .Nr.33, PO Box 2
10000, Prishtina,
Republika e Kosovës

apo përmes e-mail adresës:
flutura.vidishiqi@helvetas.org