Kerkese për furnizim me material trajnimi për bletari
17 Mars 2015

Ftesë për Ofertë

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) i fton të gjitha kompanitë e interesuara profesionale që të dorëzojnë ofertat për furnizim me material trajnimi për bletari – familje bletësh.

Titulli: Furnizim me material trajnimi për bletari – familje bletësh
I. Autoriteti kontraktues: Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), Rr. Nazim Gafurri Nr. 33, Prishtinë.
II. Lënda e kontratës: Furnizim me material trajnimi për bletari – familje bletësh
III. Procedura e përdorur: E HAPUR
IV. Kushtet e ofertimit: Afati kohor dhe vendi i dorëzimit të ofertave: 27.03.2015 deri në 16:00, ofertat që arrijnë pas kësaj kohe nuk do të merren parasysh.

Ofertuesit së bashku me ofertën financiare të mbyllur duhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë:

  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe certifikatën e numrit fiskal;

Specifikacioni teknik dhe informata më të hollësishme mund të kërkohen në email adresën: flutura.vidishiqi@helvetas.org prej orës 08:00-17:00, çdo ditë pune.

HELVETAS Swiss Intercooperation është e liruar nga TVSH-ja, prandaj çfarëdo kostoje duhet të jetë e liruar nga TVSH-ja apo duhet të tregojë TVSH-në si një linjë të
ndarë buxhetore.

HELVETAS Swiss Intercooperation e mbanë të drejtën që të refuzojë një apo të gjitha ofertat.