Kerkese për furnizim me fidane të mjedrës, dredhëzave, borronices dhe manaferrave
9 Mars 2015

Ftesë për Ofertë

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) i fton të gjitha kompanitë e interesuara profesionale që të dorëzojnë ofertat për furnizim me material trajnimi – fidane të
mjedrës, dredhëzave, boronicës dhe manaferrave të varieteteve të ndryshme për mbjelljen pranverore dhe vjeshtore.
Titulli: Furnizim me material për trajnim – fidane të mjedrës, dredhëzave,boronicës dhe manaferrave
I. Autoriteti kontraktues: Helvetas Swiss Intercooperation Kosov, Projekti Aftësit për Punësim Rural (APR), Rr. Nazim Gafurri Nr. 33, Prishtinë.
II. Lënda e kontratës: Furnizim me fidane të mjedrës, dredhëzave, boronicës dhe manaferrave
III. Procedura e përdorur: E HAPUR
IV. Kushtet e ofertimit: Afati kohor dhe vendi i dorëzimit të ofertave: 13.03.2015 deri ne 16:00, ofertat që arrijnë pas kësaj kohe nuk do të merren parasysh.

Ofertuesit së bashku me ofertën financiare të mbyllur duhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë:

  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe certifikatën e numrit fiskal;
  • Certifikatën si prodhues apo tregtar i fidaneve;
  • Certifikatën fito-sanitare për fidane të lëshuar nga institucioni kompetent;

Specifikacioni teknik dhe informata më të hollësishme mund të kërkohen në email adresën: flutura.vidishiqi@helvetas.org prej orës 08:00-17:00, çdo ditë pune.
HELVETAS Swiss Intercooperation është e liruar nga TVSH-ja, prandaj çfarëdo kostoje duhet të jetë e liruar nga TVSH-ja apo duhet të tregojë TVSH-në si një linjë të
ndarë buxhetore.

HELVETAS Swiss Intercooperation e mbanë të drejtën që të refuzojë një apo të gjitha ofertat.