Ftesë për Tender – Furnizim me material për trajnim – familje bletësh për pranverë 2017
05 Nën 2016

Ftesë për Tender

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) në bashkëpunim me Këshillin Qëndror të Veprimit Rinor (KQVR) i ftojnë të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertat për furnizim me material trajnimi – familje bletësh për pranverë 2017.

Titulli: Furnizim me material për trajnim – familje bletësh për pranverë 2017

I. Autoriteti kontraktues: Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), Rr. Nazim Gafurri Nr. 33, Prishtinë.
II. Lënda e kontratës: Furnizim me material për trajnim – 140 familje bletësh për pranverë 2017:

  1. Familje bletësh me 5 korniza pa koshere
  2. Familje bletësh me 5 korniza me koshere
  3. Koshere bletësh 1 katëshe me 5 korniza (pa bletë)

 

III. Procedura e përdorur: E HAPUR
IV. Kushtet e ofertimit: Afati kohor dhe vendi i dorëzimit të ofertave: 10.11.2016 deri në orën 16:00, ofertat që arrijnë pas kësaj kohe nuk do të merren parasysh.

Ofertuesit së bashku me ofertën financiare duhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë:

  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe certifikatën e numrit fiskal.

Specifikacioni teknik dhe informata më të hollësishme mund të kërkohen në email adresën: flutura.vidishiqi@helvetas.org prej orës 08:00-17:00, çdo ditë pune.
HELVETAS Swiss Intercooperation është e liruar nga TVSH-ja, prandaj çfarëdo kostoje duhet të jetë e liruar nga TVSH-ja apo duhet të tregojë TVSH-në si një linjë të ndarë buxhetore.

HELVETAS Swiss Intercooperation e mbanë të drejtën që të refuzojë një apo të gjitha ofertat.