Shpallje për Punë – Asistent për Komunikim dhe Media
13 Shtator 2013
Aftësitë për Punësim Rural (APR) është duke kërkuar aplikacione për Asistent për
Komunikim dhe Media. Kjo pozitë është e hapur për individë të cilët i plotësojnë të gjitha
kriteret kualifikuese te mëposhtme:
- Kërkohet të ketë diplomë Bachelor në fushën e komunikimit, gazetarisë, çështjeve publike, apo fushës së ngjashme është e nevojshme.
- Së paku 3 vjet përvojë profesionale përkatëse.
- Aftësia për të prodhuar materiale të shkruara të cilësisë së lartë me aftësi të shkëlqyera redaktimi dhe korrektimi.
- Aftësi e dëshmuar e përmbushjes se afateve te caktuara.
- I orientuar ne detaje, i përgjegjshëm, i angazhuar për suksese dhe i përshtatshëm për ndryshime.
- Kërkohet të ketë Shkathtësi redaktuese dhe të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe aftësia për të përpunuar informatat nga një shumëllojshmëri e gjerë e burimeve në dokumente kohezive. Njohja e gjuhës serbe është aset.
- Aftësia për të vepruar me aplikacione të Windows, duke përfshirë përpunim teksti dhe internet.
- Licencë e vlefshme e vozitjes.
Shënim: Lloji i kontratës dhe Kohëzgjatja:
Kjo pozite nuk është punë me kohë të plotë dhe kontrata do të jetë e vlefshme për tre muaj në fillim, subjekt për vazhdim ne bazë të performancës së kënaqshme.
Të gjithë aplikuesit duhet të dërgojnë letrën motivuese përkatëse dhe CV-në e plotë në gjuhën angleze deri me datën 20.09.2013 në e-mail adresën vijuese:
flutura.vidishiqi@helvetas.org
Kandidatët nga lista e shkurtë do të ftohen për një test me shkrim!

