Në kuadër të projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR), organizata zvicerane HELVETAS Swiss Intercooperation, në pilotprogramin e saj, në zonën e maleve të Sharrit dhe në komunën e Kamenicës e të Novobërdës, po hulumton mundësi bashkëpunimi në krijimin e vendeve të reja të punës.
![]() |
![]() |
![]() |
Nga e majta:
|
||
Në thirrjen për bashkëpunim, kontaktet e para u vunë me disa firma dhe individë. Në mesin e tyre ishte qumështorja „Malësia“ në Kamenicë, pronari i së cilës, z. Ibrahim Gashi me vite të tëra ka punuar në Zvicër dhe kursimet e veta prej 1.8 milionë frangash zvicerane i ka investuar në qumështoren „Malësia“ në Kamenicë. Aty fillimisht ka punësuar 11 punëtorë të rregullt dhe 72 fermerë prej të cilëve grumbullon 2000 litra qumësht në ditë.
Gjatë një trajnimi me të interesuarit për përpunimin e qumështit, e cila u organizua nga HELVETAS Swiss Intercooperation, qumështorja punësoi menjëherë 3 punëtorë nga 7 të trajnuar, duke premtuar edhe punësimin e të tjerëve.
Drejtori i qumështores „Malësia“, z. Naim Gashi është i përkushtuar që dëshirën e prindit ta realizojë sa më suksesshëm, dhe i gëzohet një bashkëpunimi të mirëfilltë me projektin APR dhe organet përkatëse komunale.
Momentalisht çmimi grumbullues i qumështit është prej 25.6 centë deri në 33.6 centë për një litër, që konsiderohet të jetë në nivel të çmimit grumbullues në rajon.
Nga qumështi i grumbulluar përpunohen: kosi, jogurti, djathi, qumështi i pasterizuar, kumështi, gjiza, ajka etj. Prodhimet finale i shet në komunën e Kamenicës, Gjilanit, Vitisë, Ferizajit, Kaçanikut, Hanit të Elezit e deri në Hajvali dhe pritet së shpejti edhe në Prishtinë.
“Unë jam i lumtur që falë investimit që e kam bërë këtu, po kthehen edhe fëmijët e mi në Kamenicën time të dashur”, thotë Ibrahim Gashi, kurse sa i përket prodhimit të qumështit, ai beson në një rentabilitet të qëndrueshëm, duke pasur parasysh numrin e madh të fermerëve dhe krerëve të lopëve qumështore në Komunën e Kamenicës.
Autor: Xhevdet Kallaba




